Kremlini nuk pranon një hetim ndërkombëtar për Navalny

Kremlini nuk pranon një hetim ndërkombëtar për Navalny

Kremlini i konsideron të papranueshme deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell për nevojën e kryerjes së një hetimi të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e opozitarit rus, Alexei Navalny.

Rusia nuk pranon kërkesat për një hetim ndërkombëtar për vdekjen e Alexei Navalny, veçanërisht nëse ato vijnë nga Josep Borrell.

Këtë e tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, cituar nga mediat ruse.

Navalny gjeti vdekjen në një burg të largët në Arktik të premten, ku 47-vjeçari po vuante një dënim 19-vjeçar pasi i mbijetoi një helmimi të vitit 2020, për të cilin ai fajësoi Kremlinin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy