Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot ditën e Ujit të Bekuar, një nga festat me të rëndësishme për botën e krishterë ku kryhet rituali i hedhjes në ujë të kryqit dhe nxjerrjen nga të rinjtë.
Për të folur më shumë mbi këtë festë dhe mesazhet që ajo përçon i ftuar në ‘MCN Informacion’ teologu Miron Çako u shpreh se kjo është një e kremte fetare, shfaqja e perëndisë.
Ai tha se në këtë botë çdo gjë ka lindjen dhe skadencën e saj dhe kjo për shkak të mëkatit dhe dita e sotme simbolizon për ne Pagëzimin e Krishtit. Sipas tij, personi që kap kryqin bekohet, ndërsa uji i bekuar që pastrohet nga e keqja ruan vlerat e tij për vite të tëra.

Është një e kremte fetare theofani, shfaqja e perëndisë. Në 25 dhjetor festojmë Krishtlindjen me lindjen e një foshnje, por ardhja e tij në botë si njeri ishte pak e informuar dhe qëndroi deri në moshën 30 vjeç dhe pastaj shkon në lumin Jordan të pagëzohet. Kur ai pagëzohet ndodh një fenomen hapen qiejt dhe shpirti zbret si një pëllumb.
Pra quhet shfaqja e perëndisë, besjmë se perëndia është 1 në tre persona dhe kjo e kremte quhet shfaqja e perëndisë. Jemi mësuar se gjërat në këtë botë kanë lindjen, lulëzimin dhe skadencën e tyre, pra asgjë nuk është e përjetshme pra gjërat lindin të vdesin, por nuk është kështu, vdekja për ne është diçka që se pranojmë, por dhe në natyrë çdo gjë prishet dhe kjo ka ardhur nga mëkati i cili stopon rigjenerimin tonë molekular.
Në fillim nuk ishte kështu, çdo gjë në fillim perëndia e krijoi me një rini të përjetshme por për shkak të mëkatit erdhi dhe vdekja. Uji është një nga elementët bazik të jetës dhe janë katër elementë zjarri, uji, ajri dhe dheu, por uji është më shumë. Demoni u fut në uji sepse aty ata fshihen dhe helmojnë ujërat dhe prishin të gjithë natyrën.
Atëherë Zoti futet në ujë dhe sot ne e përjetojmë këtë ngjarje duke hedhur kryqin në ujë. Kryqi ëhstë shenja e Krishtit në njëfarë mënyrë përsëritet pagëzimi i Krishtit dhe natyra hyjnore zbret në ujëra dhe i shenjtëron ato për ti bërë të pa prishur, prandaj dhe quhet uji i bekuar.
Hedhja e kryqit është hiri i Zotit që e shenjtëron atë dhe uji i bekuar nuk i humbet vlerat e tij me vite. Personi që gjen dhe nxjerr kryqin ka një bekim, nuk është se ka magji. Vetëm kisha ortodokse e kremton këtë të kremte. Ne bekojmë shtëpitë tona, gjërat tona dhe shenjtërojmë shpirtin tonë nga e keqja.



