
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër kreut të Kadastrës, Artan Lame ku i ka kërkuar informacione mbi kandidatët e KED.
Në letrën e Metës, thuhet se disa drejtori vendore të AKSH nuk kanë asnjë informacion. Meta shkruan në letër se ky proces duhet të zhbllokohet sa më parë.
“Pikërisht lidhur me ecurinë e procedurave të verifikimit të kandidatëve prej KED-së, është evidentuar si një çështje shumë problematike, pengesa që po krijohet nga mosdhënia e informacionit të kërkuar prej KED, nga disa drejtori vendore të ASHK-së, në varësinë direkte tuajën”, thuhet në letër.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, është duke punuar për verifikimin e kandidaturave për plotësimin e 4 (katër) vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, vakanca këto të shpallura nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë dhe që u përkasin për emërim këtyre organeve.



