Bashkia Gramsh ka marrë masa për përballimin e situatës së zjarreve që ka përfshirë disa fshatra, banorët e të cilëve janë evakuuar për shkak të djegies së banesave.
Tajar Bici, nënkryetar i Bashkisë Gramsh bëri me dije se kanë siguruar 120 shtretër nga konvikti dhe bizneset.
Deri tani janë regjistruar 32 persona për tu akomoduar në konvikt, si dhe janë marrë masa për ushqime.
Aktualisht janë evakuuar drejt qytetit 32 banorë, ndërsa pjesa tjetër qëndrojnë përreth zonave për të shuar flakët, duke shpresuar deri në momentin e fundit.
Në dy fshatrat Shëmbërdhenj dhe Bletas janë shkrumbuar plotësisht banesat.
Ndërkohë rrezikohen fshatrat Harunas, Nartë, Shelcan, Bulçar, Snisëm, Sojnik, Probat dhe Grabova e Poshtme.



