
Legalizimi i pjesshëm i kanabisit për përdorim personal, i promovuar nga qeveria e kancelarit Olaf Scholz, ka hyrë në fuqi në Gjermani, një ligj që autorizon posedimin e deri në 25 gram kanabis për përdorim personal edhe në publik.
Që pas mesnatës së djeshme, disa qindra njerëz u mblodhën para Portës së Brandenburgut në Berlin, për të festuar ligjin e miratuar muajin e kaluar pas një debati të gjatë pas dritës jeshile të Bundestagut.
Ligji autorizon gjithashtu mbajtjen e bimëve kanabis sativa, maksimumi tre në shtëpi, ku mund të ruhen deri në 50 gramë.
Megjithatë, pirja e barit është ende e ndaluar brenda njëqind metrash nga shkollat dhe qendrat sportive.
Qeveria iu përgjigj kritikave të opozitës duke nënvizuar se si konsumi i kanabisit është rritur pavarësisht ndalimeve të cilat kanë pasur efekt vetëm në nxitjen e tregut të zi dhe vënien në qarkullim të produkteve me përbërës aktivë të pakontrolluar si dhe aditivë toksikë.



