Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Tiranës duke njohur Kuvendin e mbajtur më 11 Dhjetor, Komisioni i Rithemelit ka nisur të zhblindojë selinë e Partisë Demokratike nga dyert e blinduara si dhe letra adeziv nga dyert dhe xhamat që u vendosën pak ditë para protestës së 8 janarit të lajmëruar nga Sali Berisha.
Nga videot e siguruara nga gazetarja e MCN, Raziela Myslimaj, duken punimet që po kryhen për pastrimin e ambienteve.
Xhamat kryesor u mbuluan me logot e PD, ndërsa brenda Lulzim Basha urdhëroi fortifikimin e dyerve si masë mbrojtëse ndaj protestuesve.
Heqja e dyerve të blinduara u kërkua nga disa deputetë në mbledhjen e Kryesisë.
Ndërkohë, përveç punës që ka nisur për heqjen e dyerve të blinduara, mësohet se është boshatisur edhe zyra e ish-kreu të PD-së, Lulzim Basha.



