
Java e 23-të rezervon përballje interesante, me Superioren që do të ndahet në dy ditë.
Të shtunën, Egnatia pret në shtëpi Laçin, në ndeshjen e planifikuar për tu luajtur në orën 13:30.
Në 17:00, do të luhen dy ndeshje të tjera, ku spikat derbi Dinamo-Partizani, por edhe Vllaznia-Teuta.
Të dielën e 11 shkurtit, do të luhen edhe dy ndeshjet e fundit. Në orën 13:30, Tirana sfidon Erzenin, ndërsa në orën 17:00, Skënderbeu pret Kukësin në Korçë.



