Soko: Pronarë televizionesh kombëtare kanë marrë fondet e IPARD. Po përpiqen ta sfumojnë abuzimin me skandale të tjera (VIDEO)

Soko: Pronarë televizionesh kombëtare kanë marrë fondet e IPARD. Po përpiqen ta sfumojnë abuzimin me skandale të tjera (VIDEO)

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 20 nëpunës publikë, të akuzuar për shpërdorim detyre në të paktën 7 procedura prokurimi që kanë shkaktuar dëm ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

 

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Live se kjo dosje po shërben për të mbuluar problemin me abuzimin e fondeve të IPARD.

 

Sipas Sokos, Shqipëria nuk do të përfitojë më fonde sepse janë shpërdoruar dhe se paratë që duhet të merrte bujku i kanë marrë pronarë mediash kombëtare në vendin tonë dhe oligarkë. 

 

IPARD ka një specifikë. Është treguesi më precipitat i asaj që po ndodh në vendin tonë. Mbaron në 2027. Shqipëria nuk ka më kohë kur të trajtojë ndihmën ekonomike që i vjen nga BE. Shpresojnë që në 2026 të marrin dritën jeshile nga Komisioni Evropian. S’ka për të ndodhur. Fondet ishin destinuar për të rimëkëmbur bujqësinë. Për ta bërë kompetitive në një garë që do të futet bujqësia në BE. Kur të futemi në BE, BE për biznesin, për bujqësinë është luftë. Bujku ynë do të luftojë me bujkun italian, spanjoll se kush do të shesë produktin. BE për ne qytetarët është progres, për prodhuesin është luftë se aty do të jetë luftë e përjetshme kush do fitojë në garën për të kapur tregun. Bujku ynë është i paarmatosur. Është zero. 

 

Problemi kryesor ishte pse u dha IPARD. Për t’u përdorur për të fuqizuar bujkun, duke mekanizuar bujqësinë. Kjo është bërë 0%. Që në strukturim u futën këto agroturizmet, agrobizneset. U devijua nga optika e parë. Këto lekë janë që bujku të blejë traktorin. Kush u përfshi tek vilat? Njerëz që kanë televizione kombëtare janë të përfshira tek fondet e IPARD. Kanë përfituar nga fondet. Ke oligarkë që kanë marrë lekë gjoja për agrioturizëm dhe kanë ndërtuar vila për të banuar, fshatra turistikë. OLAF ka kërkuar të kthehen paratë. BE ka thënë që këto fonde janë keqpërdorur. Duhet t’i thonë oligarkëve dhe njerëzve të medias na sillni lekë mbrapsht, por këto janë dy pikat ku mbështet regjimi. E mbysin. Hedhim nja skandal tjetër, e bëjmë të madhe. Kjo zhurma e madhe mediatike, që njerëzit ta ngatërrojnë. E themi ja ku e gjetëm, ja ku e çojmë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy