Licaj: Është abuzuar me fondet për sipërmarrjet e reja, mungon transparencë për projektet e teknologjisë

Licaj: Është abuzuar me fondet për sipërmarrjet e reja, mungon transparencë për projektet e teknologjisë

Edmond Licaj, Drejtues i Organizata Nexus në MCN Economy u shpreh se qeveria ka bërë shumë punë për të miratuar një fond për startup-et. Ai tha se është abuzuar me fondet për sipërmarrjet e reja dhe se mungon transparenca për projektet e teknologjisë. Sipas tij, në Shqipëri ka shumë grante, por fatkeqësisht ato keqpërdoren shumë.

Nëse një kompani në fushën e teknologjisë është suksesshme e ka të lehtë, ndërsa nëse është në hapat e saj të para nuk është e lehtë. Likuiditeti sheh bankat si kriterin kryesor sa i përket  garancisë financiare. Nuk besoj se janë bankat roli kryesor i ndikimit të bizneseve por ato funksionojnë nga mbështetja e këtyre bizneseve dhe mundësitë që ato të jenë më të suksesshme është përmes mbështetjes së granteve. Në Shqipëri ka shumë grante, por keqpërdoren shumë. Nuk është se ka munguar mbështetja për bizneset në fushën e teknologjisë. Një ndër rastet që bëri bujë ishte ndarja e fondeve për startup-et, dhe në këto takime thuhet se është bërë një lufte 3-4 vjeçare të bindet qeveria për një fond 10 mln euro që të ndahet për startup-et dhe që në ndarjen e parë të këtij fondi u akuzua për keqpërdorim dhe ti mund të kesh projekte po kush do i mbështesë.

Më tej ai shtoi se me atë se çfarë po shohin janë vetë sektori i IT, ata si komunitete të ndarë si grupe me formacione dhe jo të gjithë kanë akses në këto grande. Sipas tij këtu çdo gjë duhet të kesh diçka kush do të çojë atje.

Më e rëndomta është se kur aplikon me projekt merr refuzim, ose afatet janë gjithmonë në fund, mundësitë e refuzimit janë të larta. Idetë e reja novative e kanë mundësinë e ulët të kenë sukses dhe kur ti i privon dhe nga mundësia e mbështetjes, por mundësia financiare ne s’mund ti japim një të riu sapo del nga shkolla 30 mln euro. Paraja është pjesa e fundit që të ndihmon ty të rritesh. Ndërsa nëse ti ke një ide sipërmarrëse ne këtu të japim direkt lejet, por ne nuk po e ndihmojmë. Lekët alokohen dhe është e mirë, shteti nuk i humb asnjëherë lekët që investojnë startup, por kjo ndihmë nuk na ndihmon.

I pyetur se si e sheh që shumë lekë kanë shkuar te AKSHI, Licaj tha se AKSHI ka rol të rëndësishëm dhe mirë ka bërë që kanë shkuar atje dhe s’besoj se është AKSHI ai, por mendësia qeverisëse.

Kjo është çështje politike. Duhet ta ketë vizion shteti që ne e kemi inovacionin plan strategjik, por që ne në kuadër të vitit 30 kemi këto programe, por ne faktikisht e marrim vesh se shumë plane që janë duke u bërë për tu zhvilluar në Shqipëri nga ana e qeverisë nuk dihen dhe merren vesh vetëm kur dalin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy