
Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë goditi Perunë mëngjesin e sotëm.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar 42 km në jugperëndim të Acari-t, në thellësi 12.1 km.
Lajmin e ka bërë të ditur Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS).
Fillimisht nuk u raportua për viktima, por me kalimin e orëve në disa media në gjuhën spanjolle janë publikuar lajme për të paktën 2 të vdekur.
Bilanci i viktimave është ende provizor.



