Gjoni: Nga nesër rritje temperaturash me 2 °C, të premten reshje lokale shiu (VIDEO)

Gjoni: Nga nesër rritje temperaturash me 2 °C, të premten reshje lokale shiu (VIDEO)

Moti nga dita e nesërme do të nisë të përmirësohet gradualisht, me rritje të temperaturave me rreth 2 gradë Celsius.

Ky është parashikimi i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), i bërë publik nga meteorologia Anira Gjoni për “MCN Live”.

Temperaturat do të vijojnë të mbeten të ulëta edhe gjatë ditës së sotme, ndërsa nga nesër pritet një rritje graduale si në vlerat minimale ashtu edhe në ato maksimale.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të mbeten nën 0°C, ndërkohë që në të gjithë vendin nuk priten reshje në ditët në vijim.

Do të kemi përmirësim gradual të temperaturave të ajrit, ndërsa reshjet mungojnë. Të premten pritet rikthim i reshjeve lokale dhe të dobëta shiu, por pa problematika të theksuara. 

Sa i përket vlerave termike:

Bregdeti: minimale 5°C, maksimale deri në 13°C

Zonat e ulëta: minimale rreth 0°C, maksimale deri në 13°C

Zonat malore: minimale deri në -1°C, maksimale rreth 8°C

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy