Pedagogu Roland Bejko për akuzën e korrupsionit pasiv të ngritur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, thotë se është një proces i cili kërkon përshpejtim në përmbylljen e vetë se ka brenda saj një çështje politike.
Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Sali Berisha arriti që nga një deputet i thjeshtë të bëhej kryetar i Partisë Demokratike, sapo mësoi se u shpall non grata dhe nuk u mbrojt nga kryetari Lulzim Basha.
Por sipas tij, në 9 shtator të 2021, Lulzim Bashës i kërkuan SHBA-të që të mos i dilte në krah.
Zoti Berisha kërkon që ta trajtojë veçanërisht si çështje politike, siç e deklaroi edhe para mbështetësve të paktë të vetë.
Ai deklaroi se është arrestuar kryetari i opozitës, kërkon ta shfaq veten si martir.
Aq pak mbështetës dhe të afërm të zotit Berisha kishte, se nëse do arrestohej kryetari i opozitës, do kishte prani shumë të madhe qytetarësh.
Nëse do ishte ndaluar në kushtet e një diktature, edhe unë do isha në protestë, por nuk e shoh të arsyeshme, se e shoh si një çështje personale të zotit Berisha dhe nëpërmjet PD, kërkon të sigurojë një lloj mbrojtje.
Zotit Berisha i intereson më mirë të jetë në arrest shtëpie, se po të jetë jashtë do i kërkohet llogari për zgjedhjet që do i humbasë në 2025.
Se ai nuk i fiton dot dhe ai është një mjeshtër në krijimin e alibive. Deri më tani ishte vula e partisë, ndërsa tani do thotë se humba se isha në arrest shtëpie dhe nuk bëra dot fushatë.
Do të uroja që zoti Berisha të dilte i lirë dhe i pa korruptuar. Nuk më vjen mirë të kem pasur në krye një kryetar apo kryeministër që do e mbyllë jetën e tij politike i akuzuar në këtë lloj mënyre.
Korrupsionin e ka në dorë gjykata ta vërtetojë. Ai po e pengon demokracinë që të ushtrojë detyrën e vetë.
Të dalë para mediave nga SPAK dhe të thotë se dola nga një shpellë e krimit, kjo është jo elektorale.
I kthehet në bumerang se populli shqiptar ka një simpati të madhe për SPAK. Drejtësinë ia ka mohuar kjo klasë politike.
Berisha iu anatemon atë që shqiptarët e shohin si shpresë, në këtë mënyrë shqiptarët e kuptojnë se ai është aty për hallin e vetë.
Një PD me Berishën në krye dhe gjithë sa ka ai atje dhe e mbështesin janë shumë pak për ti dhënë Partisë Demokratike dhe opozitës fitore.
PD është e ndarë në tre pjesë, pjesa e Berishës, pjesa e zotit Basha dhe ata që janë elektorat i djathtë që nuk duan as Berishën dhe as Bashën dhe janë përtej të dyve.
Kjo pjesë e elektoratit që nuk del në votime janë të mërzitur nga sherri i brendshëm. Berisha e ka ezauruar kohën e vetë nuk ka kartë morale.



