Blinken: SHBA s’ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

Blinken: SHBA s’ka strategji për ndryshimin e regjimit në Rusi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë asnjë strategji për ndryshimin e regjimit për Rusinë, u tha gazetarëve Sekretari i Shtetit, Antony Blinken të dielën pasi presidenti Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin “nuk mund të qëndrojë në pushtet”.

Unë mendoj se presidenti, Shtëpia e Bardhë, theksoi mbrëmë se, thjesht, presidenti Putin nuk mund të fuqizohet për të zhvilluar luftë ose për t’u përfshirë në agresion kundër Ukrainës apo dikujt tjetër. Siç e dini, dhe siç na keni dëgjuar të themi vazhdimisht, ne nuk kemi një strategji të ndryshimit të regjimit në Rusi apo kudo tjetër, meqë ra fjala. Në këtë rast, si në çdo rast, i takon popullit të vendit në fjalë, varet nga populli rus”, tha Blinken gjatë një vizite në Jerusalem.

Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Poloni, të shtunën (26 mars) presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Ukraina nuk duhet të frikësohet pasi që nuk do të jetë e vetme në luftën e saj.

Biden i bëri thirrje popullit rus që të kundërshtojë regjimin e presidentit Putin, duke thënë se një lider si ai nuk meriton të jetë në udhëheqje.

Më lejoni të them këtë, nëse jeni në gjendje të më dëgjoni. Ju, populli rus nuk jeni armiku ynë. Refuzoj të besoj se ju e mirëprisni vrasjen e fëmijëve dhe gjyshërve të pafajshëm. Ose që pranoni [shkatërrimin] e spitaleve, shkollave, materniteteve, për hir të Zotit, duke u goditur me raketa dhe bomba ruse”, deklaroi presidenti Biden, mesazh ky adresuar popullit rus.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy