Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave është shënuar mbrëmjen e sontme në aksin rrugor Lushnje-Berat. Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetërn.
Nuk dihet ende saktësisht gjendja e të plagosurve, por thuhet se ata janë në kujdesin intensiv të mjekëve. Sakaq është ende një pikëpyetje shkaku i aksidentit, që la të plasgosur tre persona.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



