Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku thotë se figura e Presidentit duhet të përfaqësojë unitetin kombëtar, por se në konjukturën politike ku ndodhemi ku mazhoranca ka kapur çdo segment të shtetit dhe pushtetit.
Ai tha për studion e lajmeve të MCN se tre raundet e para të votimit për zgjedhjen e Presidentit, kërkojnë votat që maxhoranca nuk i ka dhe kjo mundësi po shpërdorohet nga maxhoranca.
Në rast se do të ndodhë djegia e raundit të tretë, motivi i vetëm është për të pasur të gjitha pushtetit, për të mos lejuar balancën e pushtetit.
Është në një mundësi shumë të dobët, kemi dhe një javë kohë për ta provuar, por unë nuk bëj pjesë te optimistët. Pushtetit i duhet të bëjë sakrificë reale të fuqisë së vetë në mbështetje të shtetit dhe legjitimiteti të Presidentit, i duhet mazhorancës të sakrifikojë pushtet.
Edhe pse mund të jenë të ligjshme mandatet që ka mazhoranca, nuk janë legjitime se nuk mbështeten në vullnetet e zgjedhësve. Mazhoranca refuzon ta lëshojë këtë pushtet dhe përjashton balancimin e pushteteve.
Lidhur me zgjedhjet e së dielës së kaluar nga Komisioni i Rithemelimit, ku Sali Berisha u zgjidh kryetar i Partisë Demokratike, ai tha se nuk e ka pasur kurrë dyshim që gëzon simpatinë e pjesës më të madhe të demokratëve.
Por sipas tij, kjo nuk e amniston faktin që procesi i zgjedhjes së kryetarit është kurorëzim i një procesi të njëanshëm pasi PD u nda në dy korsi paralele që më 11 dhjetor, kur firmat për kongresin nuk u dërguan në PD.
Në rast se Gjykata e Apelit jep verdiktin përfundimtar dhe rrëzon vendimin e zotit Zhukri, do të thotë se PD ka legjitim, ka atë statut, atë logo, dhe duhet të nisë një proces të ri zgjedhor dhe do të duhet të hapë një garë të re.
Sfidë mbetet bashkimi. Bashkimi është garancia për të ardhur në pushtet, por dhe marrëdhënit normale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



