Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka vënë në zbatim planin e tij për shantazhuar Perëndimin, duke urdhëruar hapjen e kufijve për emigrantët.
Mediat turke kanë publikuar video që tregojnë se qindra refugjatë po kalojnë në këmbë drejt Greqisë.
Sipas informacioneve nga pala turke në kufirin grek të Evros rreth 200-300 persona të ndarë në grupe të vogla nga 30 deri 50 persona, kërkojnë një mënyrë për të kaluar në Greqi.
Megjithatë sipas të njëjtave informacione, deri më tani askush nuk ka kaluar në territorin grek.
Mediat greke citojnë burimet qeveritare, sipas të cilave Greqia ka përforcuar rreptësisht rojet e saj kufitare në tokë dhe në det.
Pas zhvillimeve në Idlib ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes forcave turke dhe atyre siriane, Athina zyrtare ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Nga ana tjetër zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet Emer Celik, tha se Turqia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së saj të tanishme për çështjet e refugjatëve dhe emigracionit, por nuk është më në gjendje të përmbajë fluksin në rritje të refugjatëve nga Siria,
"Politika e Turqisë mbetet e pandryshuar, por vendi nuk mund të përmbajë më fluksin masiv të (refugjatëve) nga Intlib në kufijtë e tij."
Më parë Reuters duke cituar burimet e qeverisë turke tha se Ankaraja vendosi të hapë kufijtë për refugjatët sirianë duke i lejuar atyre të kalojnë në Europë,pas përshkallëzimit të tensioneve në Idlib.



