Rrëzohet avioni ushtarak në Etiopi, 18 të vdekur përfshirë fëmijë

Rrëzohet avioni ushtarak në Etiopi, 18 të vdekur përfshirë fëmijë

Një avion ushtarak u rrëzua në Etiopi të enjten në mëngjes duke vrarë të paktën 18 vetë në bord, duke përfshirë dy fëmijë dhe dy gra, sipas agjencisë lokale të lajmeve ENA.

Agjencia njoftoi se aeroplani i ET-AIU u rrëzua 100 km nga kryeqyteti Addis Abeba mbi zonën e Sheva Lindore.

Një agjenci tjetër lajmesh, thotë se aksidenti ajror shkaktoi 18 të vdekur, duke përfshirë 15 anëtarë të sektorit të mbrojtjes së bashku me tre civilë.

Një ministër rajonal i kabinetit të Oromiya, konfirmoi lajmin duke shkruar në Tweeter: Të gjithë pasagjerët në bord vdiqën. Shkaku i aksidentit është nën hetim. Ngushëllimet tona për familjarët”.

“Helikopteri po fluturonte nga qyteti lindor etiopian i Dire Dawa dhe u drejtua për në Bishoftu, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Addis Abeba”, tha Addisu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy