Tjetërsuan 151 mijë m2 tokë në Spitallë/ Gjykata lë në qeli ish zv.drejtorin e Kadastrës dhe katër të tjerë

Tjetërsuan 151 mijë m2 tokë në Spitallë/ Gjykata lë në qeli ish zv.drejtorin e Kadastrës dhe katër të tjerë

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-zv.drejtorin e Kadastrës, Leonard Kadrimi dhe katër personave të tjerë, Lirim Xhameta, Dashnor Taulla, Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, të cilët akuzohen për falsifikim pronash në Spitallë.

Gjykata i la në qeli për tjetërsimin e 151 mijë m2 tokë, gjatë një seance që  u zhvillua me dyer të mbyllura.

Gjyqtari Paulin Çera, pasi verifikoi dhe konstatoi respektimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës shtrënguese "arrest në burg," vendosi të njëjtën masë sigurie të vendosur nga kjo gjykatë paraprakisht më 11 prill.

Ish-zv.drejtori i Kadastrës Leonard Kadrimi, ish-zyrtari Ardit Kërtusha dhe Gjovalin Ndoci, Lirim Xhameta e Dashnor Taulla dolën para gjykatës, me kërkesën për masa më të buta sigurie, por është refuzuar nga gjykata.

Urdhrat për ekzekutimin e tyre janë kryer nga policia e Durrësit gjatë operacionit të koduar “Tjetërsimi”.

Në kuadër të të njëjtit hetim janë shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë.

Ndërsa për 9 shtetas të tjerë është caktuar nga gjykata e Durrësit masa e sigurisë "detyrim paraqitjeje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy