Në emisionin “Stay tuned”, në MCN tv, kryetari i të rinjve të LDK-së Paris Guri, numëroi premtimet e paplotësuara të qeverisjes dyvjeçare të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas tij, kësaj qeverisje i kanë vdekur kauzat, sepse ardhjen në pushtet e bazoi në kauza të rreme.
Ka dy vite që Kurti qeveris më vendin dhe nuk ka asnjë njohje të reja nga shtete tjera, asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare. Kjo është shqetësuese, ne jemi shtet i ri, kemi nevojë për njohje të reja, përkundër kësaj, këta premtuan se do të luftojnë krimin dhe korrupsionin, kurse ne e kemi një ambasador në Kroaci, Martin Berishaj, të cilin shteti slloven e akuzon për tërheqjen e parave të dyshimtë, të 1.4 milionë €, financuesi më i madh i VV dhe në momentin që erdhi në pushtet kjo lëvizje, e emërojnë ambasador.
Është shqetësuese se si kryeministri, presidentja e vendit dhe kryeparlamentari, tre institucionet më të rëndësishme të shtetit dalin njëzëri e mbrojnë një ambasador që ka aktakuzë atje dhe në Kosovë.
Këtij pushteti i kanë vdekur kauzat, që në momentin që kanë ardhur në pushtet e deri tani, i kanë ndërtuar kauzat e rrejshme.
Në momentin që kanë ardhur në pushtet të gjitha kauzat u kanë vdekur. Për momentin kemi gjendjen në shëndetësi të tmerrshme, nëse do të bësh një ndërhyrje në spital shtetëror, lista e pritjes është minimumi fundi i vitit 2023, është e frikshme gjendja dhe situata e shkaktuar në Kosovë. Që dy vite asnjë vend punishte nuk e sheh në asnjë territor të vendit, nuk ka ndërtime, nuk ka rrugë të reja, nuk ka spitale, nuk ka çerdhe, kanë premtuar se do të ndërtojnë 170 çerdhe brenda katër viteve, 0 kanë ndërtuar për dy vite. Kemi një qeveri që nuk di të menaxhoj, ka premtuar se do të ndërtojë 4 mijë banesa për çiftet e reja, asgjë nuk është ndërtuar.



