
Ditën e sotme prej orës 11:00 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbledhë Kryesinë e Partisë Demokratike. Basha dje paralajmëroi se sot do të marrë një vendim shumë të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare.
“Nesër kryesia e Partisë Demokratike do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare për mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, në ushtrimin më të madh demokratik që ndonjë parti politike ka bërë ndonjëherë në Shqipëri.”, u shpreh ndër të tjera kryedemokrati në një postim në Facebook.
Mësohet se Basha do të prezantojë para anëtarëve të Kryesisë mënyrën e re të zgjedhjes së kandidatëve në PD-së.
Mësohet se do të prezantohet dhe Genc Ruli, i cili do të rikthehet në strukurat drejtuese. Ish-ministri do të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.



