Polcia e Korçës ka bërë të mundur arrestimin e një 35-vjeçari i cili po tentonte të kalonte 13 emigrantë të jashtëligjshëm drejt vendeve të BE-së.
35-vjeçari me iniciale M.L, është arrestuar në flagrancë në fshatin Vishocicë, Devoll duke trasportuar 13 emigrantë me një makinë tip kamioncine.
Këtyre shtetasëve iu ishte premtuar kalimi në vendet e Bashkimit Europian kundrejtë një pagese që do t’i bëhej 35-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.



