Italianët: Pati defekt motori. Policia nuk gjen kanabis

Italianët: Pati defekt motori. Policia nuk gjen kanabis

Policia e Shtetit ka arrestuar sot në Dhërmi të Vlorës dy shtetas italianë, të cilët dyshohet se kishin ardhur në Shqipëri për të marrë një ngarkesë droge me një skaf. Lajmin e bënë të ditur burimet zyrtare të policisë dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat shtuan se ka dyshime të arsyeshme se italianët Massimiliano Chimienti, Giafranco Maiorano kishin mbërritur në brigjet shqiptare për të marrë lëndën narkotike. Por ata pretendojnë se kishin mbetur në brigjet e Dhërmiut, pasi u ishte prishur motorri. Gjithësesi, policia thotë se nga kontrrollet e imtësishme nuk është gjetur ndonjë sasi droge. Po punohet për të gjetur bashkëpunëtorët e italianëve, pasi dyshohet se kjo nuk ishte hera e parë që ata vinin në brigjet shqiptare për të marrë kanabis.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy