Lista me emrat e shefave të policisë me origjinë nga Tepelena e publikuar nga Berisha bëhet shkak për etiketime fyese krahinore dhe nxit ndasi veri jug.
Menjëherë pas publikimit të statusit në Facebook, të premten në mëngjes, plasën replikat mes qytetarëve nga veriu dhe jugu me fyerje për njëri tjetrin, por pati edhe nga ata që kritikuan Berishën për optikën krahinore që përdor për të ndarë njerëzit.



