Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një magazinë me rroba në Qytetin Studenti.
Si pasojë e flakëve raportohet për dëme materiale.
Në këto pamje të MCN TV nga vendi i ngjarjes duket që zona është mbuluar nga shtëllunga të mëdha tymi.
Në njoftimin e Policisë bëhet me dije se:
Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.



