88 vjet nga themelimi i Muzeut të parë Arkeologjik shqiptar

88 vjet nga themelimi i Muzeut të parë Arkeologjik shqiptar

Si sot, 88 vjet më parë, në 8 tetor të vitit 1936, u çel Muzeu Arkeologjik i Vlorës i cili njihet edhe si Muzeu i parë arkeologjik shqiptar.

Në përputhje me kontekstin e kohës, u pagëzua me emrin e monarkut “Zogu I”. Ndërtesa ku u vendos muzeu, është e rrënjosur përjetësisht në kujtesën kombëtare, pasi Ismail Bej Vlora pikërisht aty mblodhi qeverinë pas shpalljes së Pavarësisë.

Muzeu u ngrit dhe u pasurua me objekte arkeologjike të dala nga gërmimet e kryera në Apoloni prej misionit arkeologjik francez, të prirë nga arkeologu Leon Rey.

Mandej muzeu u pasurua me artefakte nga objekte arkeologjike të zbuluara në Vlorë dhe në rrethina si enë qeramike, objekte xhami, monedha, terrakota e figurina të ndryshme . Në katin e parë të muzeut u vendosën të gjitha statujat dhe kolonat e gjetura në Apoloni.

Me nisjen e Luftës së Dytë Botërore, muzeu u bombardua nga ushtria italiane dhe më pas u grabit.

Një pjesë e koleksionit antik të Muzeut të Vlorës që u arrit të shpëtohet, gjendet sot në Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Arkeologjik të Tiranës, Muzeun Historik të Vlorës, si dhe në Muzeun e Parkut Arkeologjik të Apolonisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy