
Të gjitha fluturimet në aeroportin e Hamburgut në Gjermani janë anuluar.
“Bild” raporton se dyshohet që një baba ka marrë peng vajzën e tij 4-vjeçare.
35-vjeçari ka si qëllim që me vajzën të ikë në Turqi. Ai kishte synuar të futej në një aeroplan të “Turkish Airlines”.
Policia ka thënë se dyshohet se janë të paktën dy persona në makinë, përfshirë një fëmijë.
Ka qenë bashkëshortja e të dyshuarit që ka raportuar në Polici.
“Mendohet se një betejë për kujdestari të fëmijës qëndron pas këtij rasti”, thuhet në deklaratën e policisë.



