Shqiptarët në “listën e bardhë” të Britanisë, Braverman: Azilkërkuesit nga vendet e sigurta do dëbohen

Shqiptarët në “listën e bardhë” të Britanisë, Braverman: Azilkërkuesit nga vendet e sigurta do dëbohen

Të gjithë azilkërkuesit nga vendet që konsiderohen të sigurta nga Ministria e Brendshme do të gjurmohen shpejt për t’u larguar si pjesë e planeve për të luftuar krizën e emigrantëve në Kanal.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman tha se do të përpilojë një listë me vende të ‘sigurta’ , ku të ardhurit nga vendet e përfshira në këtë listë të mos lejohen të kërkojnë azil.

Sipas 'The Times', Braverman po kërkon të imitojë një politikë të kryer nga qeveria e re Laburiste në fillim të viteve 2000, në të cilën ajo trajtonte kërkesat e azilkërkuesve nga vendet e ashtuquajtura “lista e bardhë” brenda 20 ditësh.

Lista përfshin edhe Shqipërinë, nga ku së fundmi ka një rritje të shqiptarëve që shkojnë drejt Britanisë së Madhe. Lista nuk është përdorur kohët e fundit për shkak të sfidave ligjore.

Ajo përfshin të gjitha vendet e BE-së si dhe Shqipërinë, Maqedoninë, Moldavinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi, Indinë, Mongolinë, Afrikën e Jugut, Korenë e Jugut dhe një numër vendesh të Amerikës së Jugut.

Kërkesat për azil nga vendet e përfshira do të konsideroheshin 'të pabazuara' sipas planeve, përveç nëse ekziston një arsye specifike për pranimin e tyre. Kjo do të përfshinte persekutimin nga qeveria e tyre dhe jo nga bandat e drogës apo organizatat terroriste.

Shqiptarët përbëjnë 12,000 nga 43,000 njerëz që kanë kaluar kanalin e La Manshit, me varka të vogla deri më tani këtë vit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy