Balerina 36-vjeçare, e dashura e trajnerit të Kombëtares shqiptare (FOTO)

Balerina 36-vjeçare, e dashura e trajnerit të Kombëtares shqiptare (FOTO)

Christian Panucci-n, është bërë dje zyrtarisht trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Tifozët e njohin atë si mbrojtës, por edhe trajner vitet e fundit. Por, në jetën private, Panucci, 44 vjeç, është një burrë i divorcuar, baba i një djali dhe i fejuari i Samanta Togni-t, balerinës së spektaklit italian “Ballando con le stelle”.

Ajo është 36 vjeçe dhe nëna e një djali 16-vjeçar. Ata po jetojnë historinë e tyre të dashurisë prej një viti, ndërsa njiheshin dhe shkëmbenin mesazhe prej pesë vitesh, siç ka thënë ajo në një intervistë, kur Christian ka marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit.

 Në atë kohë nuk pati asgjë mes tyre, por vitin e fundit, para nënshkrimit me Shqipërinë, Christian ka qenë trajner i skuadrës së Terni-t, qytetit të balerinës dhe ka qenë e lehtë të takoheshin dhe të përforconin miqësinë që tashmë është kthyer në një histori dashurie!

Ndryshe nga De Biasi që kishte një familje tradicionale, Panucci, ka një stil jete më të hapur, megjithatë, edhe ai është i impenjuar, siç tregojnë fotot.

Duket se historia e tyre është forcuar me kalimin e muajve, edhe pse në fillim të vitit, balerina shprehej që me statusin e një mamaje, ajo nuk humbiste mendjen pas historive të dashurisë, duke theksuar që burri më i rëndësishëm i jetës, është i biri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy