Ajo është një lojë futbolli, por për tifozët e Partizanit të Beogradit kjo nuk duket kështu.
Përveç thirrjeve rraciste, “Kosova është Serbi” tifogrupi “Grobari”, me koreografinë e tyre dolën sërish jashtë kornizave të futbollit.
Në shkallët e stadiumit u shpërnda një portret gjigant i Car Llazarit, që nga serbët identifikohet si themeluesi i të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”.
Car Llazari vdiq në qershor të 1389, në një betejë kundër Perandorisë Osmane dhe nga kisha ortodokse serbe konsiderohet një martir dhe shenjt.



