Daçiç: Pa Rusinë vështirë që Serbia të ruajë pozicionin në OKB

Daçiç: Pa Rusinë vështirë që Serbia të ruajë pozicionin në OKB

Lider i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se pa Rusinë vështirë që Serbia të ruajë pozicionin e saj në OKB. Duke folur për agjencinë “Tanjug”, Daçiç është shprehur se Rusia mund të përdorë veton për të bllokuar hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Ivica Daçiç tha:

Ne duhet të shmangim qasjen iracionale dhe emotive për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të tërhiqemi për Kosovën, duhet t’i vëmë sanksione Rusisë. Por nëse s’jemi gati, s’mund ta bëjmë. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat? Nuk kam vënë re se kemi fituar aleat të ri. Sanksionet ndaj Rusisë nuk do ta dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia ‘u mbijetoi’ sanksioneve të Malit të Zi, e do t’u mbijetonte edhe atyre të Serbisë”.

Teksa u ndal e moslejmi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, ai tha: “Nëse Perëndimi s’mund të bëjë asgjë kundër Kurtit, si mund të bëjë Serbia?!”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy