Shehaj: Berisha s’është kundërshtari im politik. Gabimi më i madh të kërkoj të imitoj dikë tjetër

Shehaj: Berisha s’është kundërshtari im politik. Gabimi më i madh të kërkoj të imitoj dikë tjetër

Deputeti Agron Shehaj deklaron se ne kemi parë disa modele dhe kemi tendencën të krahasojmë me atë që kemi parë.

Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, ndau mendimit se nëse dikush do të bëhet një alternativë, gabimi më i madh që mund të bëjë është të bëjë kopjen e origjinalit.

Unë po krijoj një lëvizje bashkë me ata që mendojnë si unë, një lëvizje të re politike, duke ofruar atë që votuesit nuk gjejnë tek ekzistuesja, nuk po them si të mund Berishën, nuk është Berisha kundërshtari im politik.

Dua të ndërtoj një alternativë, që brenda Partisë Demokratike nuk është e mundur. Se sa do vlerësohet dhe do e përqafojnë ngelet për tu parë.

Gabimi më i madh është të kërkoj të imitoj dikë tjetër dhe të bëhem i pëlqyeshëm.

Kam bindjet e mia, besoj në vlerat dhe mundësitë e qendrës së djathtë dhe kjo është oferta ime.

Çdo herë që flas kërkoj të gjej mënyrën se si të përcjell mesazhin tim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy