Stuhi e fuqishme në Filipine, dyshime për 31 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Stuhi e fuqishme në Filipine, dyshime për 31 të vdekur dhe shumë të zhdukur

Më shumë se 31 persona dyshohet se kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë shpallur të zhdukur si pasojë e një stuhie shkatërruese që ka përfshirë Filipinet.

Stuhia e quajtur Rai, ka goditur ishujt juglindorë të vendit, duke rrafshuar shtëpitë dhe ka shkaktuar erëra me një shpejtësi rreth 195 km/h.

Kjo është një nga stuhitë më të forta që ka goditur Filipinet këtë vit dhe ka rrëzuar shtyllat e energjisë, ka shkulur pemët dhe ka lënë tre milionë njerëz pa energji elektrike.

Operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në rajonet e shkatërruara. Shumë banoë kanë mbetur pa shtëpi dhe janë përmbytur dhe kanë kërkuar ndihmë.

Mesatarisht rreth 20 stuhi dhe tajfune godasin Filipinet çdo vit ku dëmet që shkaktohet janë miliona Euro.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy