Konflikti mes “Manco” dhe “2A Group”/ Forca të shumta policie te Aeroporti i Vlorës, priten protesta

Konflikti mes “Manco” dhe “2A Group”/ Forca të shumta policie te Aeroporti i Vlorës, priten protesta

Tensione dhe protesta priten të regjistrohen edhe këtë të martë në kantierin e Aeroportit të Vlorës, ku vijon konflikti mes dy kompanive që operojnë në projekt, “Manco” dhe “2A Group”.

 

Që në orët e para të mëngjesit, pranë hyrjes së aeroportit janë vendosur forca të shumta të Policisë së Shtetit, pas përplasjeve të raportuara mes përfaqësuesve dhe punëtorëve të të dyja palëve.

 

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se situata mbetet e tensionuar, ndërsa gjatë ditës priten grumbullime dhe protesta nga palët në konflikt. Për këtë arsye, policia ka shtuar prezencën në zonë, me synim parandalimin e incidenteve dhe ruajtjen e rendit publik.

 

Një ditë më parë, në kantierin e Aeroportit të Vlorës u regjistruan debate dhe tensione mes kompanive, çka solli edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy