Greqia ditën e sotme ka rregjistruar pothuajse një numër të ngjashëm me Shqipërinë përsa i përket rasteve me koronavirus. Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, bën me dije se janë identifikuar 1 113 raste të reja të infeksionit të ri të koronavirusit (COVID-19), nga të cilat 12 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 163.213, ndërsa 249 pacientë trajtohen të intubuar, 1161 pacientë të tjerë janë larguar nga qendrat shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë.
Sakaq autoritet shëndetësore konfirmuan sot edhe 29 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 5 951 vdekje në total në vend, për shkak të virusit.



