Partia Demokratike mund ta përshkallëzojë protestën e saj, ja plani i ri

Partia Demokratike mund ta përshkallëzojë protestën e saj, ja plani i ri

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka thirrur në një takim drejtuesit e degëve, nga ku ka diskutuar për përgatitjen e protestës që do të mbahet 7 maji në Kavajë.

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa kryetari Lulzim Basha, ka kërkuar nga strukturat angazhim maksimal për protestën e Kavajë, ndërsa ka theksuar se duhet diversifikim i protestës në Tiranë në mënyrë që protesta në çadrën para kryeministrisë të mos zhbëhet.

Por në takimin e sotëm Basha i ka kërkuar drejtuesve demokratë që të përshkallzojë protestat për zgjedhjet.

Vendimi nuk është marrë akoma, por kreu i opozitës Lulzim Basha e diskutoi përhapjen e protestës në disa pika të ndryshme të vendit, në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokatike. 

Njëri nga opsionet është bllokimi i disa akseve kombëtare, por mbledhja nuk mori vendim se cilët do të jenë këto akse dhe kur do të bllokohen. 

Opsioni i përshkallëzimit të protestës së opozitës përkon me vizitën disa orëshe të martën në Tiranë të negociatorit gjerman David McAllister. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy