
Ish-Presidenti i Panamasë, Ricardo Martinelli, është ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara në vendin e tij të origjinës për t'u përballur me akuzat për korrupsion dhe përgjimin e paligjshëm.
Martinelli, 66 vjeç, u arrestua një vit më parë në Miami , Florida.
Ai është akuzuar për përdorimin e fondeve publike për të monitoruar thirrjet telefonike të më shumë se 150 njerëzve, duke përfshirë politikanë dhe gazetarë.
Martinelli thotë se ai është viktimë e një hakmarrjeje politike.
Ai drejtoi vendin e Amerikës Qendrore nga viti 2009 deri në vitin 2014.

Në vitin 2015, Gjykata e Lartë e Panamasë urdhëroi arrestimin e tij mbi akuzat se ai përdori fonde publike për të spiunuar ilegalisht mbi 150 njerëz të shquar.
Ai fluturoi në SHBA vetëm disa ditë para se gjykata të niste një hetim korrupsioni kundër tij.
Ndër viktimat e dyshuara të përgjimeve ishin anëtarë të rangut të lartë të Partisë Demokratike Revolucionare të opozitës, si dhe ligjvënësit Jose Luis Varela, i cili është vëllai i presidentit aktual Juan Carlos Varela.
Ata pretendojnë se telefonat e tyre janë përdorur dhe se administrata e Martinelli ka përgatitur dosje kundër tyre që përmbajnë informata intime.

Martinelli u arrestua dhe u kap nga federalët në SHBA pranë shtëpisë së tij në Coral Gables, Florida, në qershor 2017, pasi Panama lëshoi një kërkesë për ekstradim.
Ai aplikoi për azil politik, duke thënë se akuzat kundër tij ishin pjesë e një hakmarrjeje politike dhe ekipi i tij ligjor nisi një seri ankesash kundër ekstradimit.
Zëvendës / Sekretari i Shtetit i SHBA, John Sullivan, miratoi të premten kërkesën për ekstradimin.
Martinelli po dërgohet në të njëjtin burg ku ish-udhëheqësi ushtarak i Panamas, Gjenerali Manuel Noriega, kaloi vitet e fundit të jetës së tij.
Gjenerali Noriega vdiq në maj të vitit të kaluar, 83 vjeç, pasi shërbeu në burg në SHBA dhe Panama për trafik droge, pastrim parash dhe grabitje.



