Vietnam, ministri i Sigurisë Publike zgjidhet president i ri

Vietnam, ministri i Sigurisë Publike zgjidhet president i ri

Parlamenti i Vietnamit konfirmoi sot emërimin e ministrit të Sigurisë Publike To Lam si president i vendit aziatik, pasi emri i tij u propozua nga Partia Komuniste në pushtet.

Në një votim të fshehtë, 472 nga 473 deputetët e Asamblesë Kombëtare Vietnameze miratuan emrin e tij, sipas televizionit shtetëror, pas dorëheqjes së detyruar të liderit në largim Vo Van Thuong si pjesë e një fushate të gjerë kundër korrupsionit.

Si kreu i ministrisë së Sigurisë Publike, Lam, 66 vjeç, ka qenë një figurë vendimtare në një fushatë gjithëpërfshirëse kundër ryshfetit , e njohur si “furra e ndezur”, e cila ka për qëllim çrrënjosjen e korrupsionit, por është parë gjithashtu nga kritikët si një mjet për të anashkaluar kundërshtarët gjatë përplasjeve të brendshme politike.

Presidenti i shtetit ka një rol kryesisht ceremonial, por është një nga katër pozicionet kryesore politike të vendit, të ashtuquajturat “katër shtyllat”. Të tjerët janë shefi i partisë, kryeministri dhe kryeparlamentari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy