Deri në 1 mijë euro për person, kapet 28 vjeçari duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Deri në 1 mijë euro për person, kapet 28 vjeçari duke transportuar emigrantë të paligjshëm

Një i ri nga Korça ka përfunduar në prangat e policisë pasi është kapur me 25 shtetas të huaj në mjetin tip fugon të cilët po i ndihmonte të kalonin kufirin ilegalisht kundrejt pagesave.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor "Midnight 11".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi S. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Belorta, Korçë. 

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një shtetas që do të transportonte kundrejt pagesës, shtetas të huaj, me qëllim që ata të kalonin ilegalisht kufirin, organizuan veprimet dhe në aksin rrugor "Qafë Plloçë-Qukës", pranë fshatit Golik, Pogradec, bënë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Shtetasi S. Z., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por menjëherë është kapur dhe neutralizuar. Gjatë kontrollit në automjetin furgon tip "Benz", u gjetën 25 emigrantë të paligjshëm.  

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe provat e siguruara, rezultoi se 28-vjeçari do t'i transportonte emigrantët, kundrejt pagesës 300-1000 euro secili, me qëllim që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të BE-së.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, një aparat celular dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy