Gurores së Rrajave i vihet shiriti i policisë, Vocaj në vendin e ngjarjes

Gurores së Rrajave i vihet shiriti i policisë, Vocaj në vendin e ngjarjes

Gazetari Besmir Pula në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv nga gurorja e sekuestruar e fisit Rraja në Borizanë deklaroi se shiritat e policisë janë vendosur që prej pasdites së djeshme. Po ashtu gazetari tha se ditën e sotme në gurore ka qenë dhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj duke shtuar se nuk ka pasur prani të përfaqësuesve të subjektit “Delia Group”. “Që prej pasdites së djeshme gurorja është mbyllur dhe janë vendosur shiritat e policisë dhe nuk lejohen as kamionët të marrin gurët. Pak orë më parë erdhën forcat e policisë për të monitoruar situatën. Në mbështetje të forcave të policisë ishte dhe drejtori i policisë së Tiranës, Tonin Vocaj. Pasi qëndroi disa minuta për të bërë inspektim u largua. Gjatë kohës që kam qëndruar nuk ka pasur asnjë përfaqësues të gurores. Nuk ka pasur kundërshtim nga pronarët. Ishte vetëm një person për të ruajtur pjesën e makinerive. Nga komunikime me banorë të fshatit ata deklarojnë se që prej orëve të parë të mëngjesit ndiheshin shpërthimet në gurore. Pavarësisht se i është premtuar vazhdimisht se do dëmshpërbleheshin për të rregulluar banesat kjo nuk ka ndodhur asnjëherë. Vetëm nga të dhënat zyrtare janë bërë inspektime në 9 banesa. Numri mund të jetë më i madh, por të paktën në 9 prej tyre që janë dhe në rreze më të afërt janë bërë inspektime, për të vërtetuar dhe pretendimet e banorëve të fshatit Borizanë. Banorët e shohin si gjënë duhur bllokimin e aktivitet të kësaj guroreje, por kjo ndërhyrje të kishte ardhur më herë që situatë mos të shkonte në këtë gjendje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy