Alkooli si cigaret/ KE propozon vendosjen e paralajmërimeve në ambalazhe

Alkooli si cigaret/ KE propozon vendosjen e paralajmërimeve në ambalazhe

Komisioni Evropian propozoi sot vendosjen e detyrueshme të paralajmërimeve shëndetësore për pijet alkoolike deri në fund të 2023, si pjesë e planit të tij “Të mundim kancerin”.

Praktikisht është propozuar etiketimi i pijeve alkoolike me "indikacione të detyrueshme" të përbërësve të tyre dhe përmbajtjes ushqyese dhe me paralajmërime shëndetësore në etiketa.

Masa e re është pjesë e politikave të reja të Komisionit për pijet alkoolike, megjithëse Margarítis Schinas, komisioneri për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, tha që: "Ne nuk do ta etiketojmë verën si diçka toksike; është pjesë e mënyrës si jetojmë ne".

Drafti i mëparshëm, sipas Politico.eu, propozonte vendosjen në etiketa të kalorazhit dhe angazhonte Komisionin të "ndalojë stimulimin e konsumit të alkoolit përmes programit të promovimit të BE për produktet bujqësore".

Drafti gjithashtu kërkonte që Komisioni "të punojë ngushtë me vendet anëtare për të zvogëluar marketingun dhe reklamimin në internet" si një mënyrë për të zvogëluar ekspozimin e të rinjve ndaj promovimit të alkoolit.

Por këto propozime u hoqën nga versioni përfundimtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy