Borrell: Ushtria e Ukrainës është ndër më të mirat në botë

Borrell: Ushtria e Ukrainës është ndër më të mirat në botë

Sot të gjithë bien dakord se ushtria ukrainase është një nga më të mirat në botë. Ajo e tregoi dhe e vërtetoi këtë duke i rezistuar agresionit rus në një mënyrë që askush nuk e priste. 

Kështu deklaroi Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, në konferencën   e mbajtur në bazën ushtarake polake në Brzeg, ku stërviten ushtarët ukrainas. 

"Në fillim të luftës shumica e njerëzve ishin të shqetësuar se Rusia do të pushtonte Kievin brenda disa javësh," kujtoi ai. 

"Megjithatë, jo vetëm që ukrainasit po rezistojnë, por po e sprapsin ushtrinë ruse”, përfundoi Borrell, i cili u shfaq në konferencën për shtyp i veshur me një xhaketë ushtrie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy