Paralajmërimet për motin e keq që do të shoqërojnë dhe këtë fundjavë ka bërë që Kapiteneria në Vlorë të pezullojë lundrimet e mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit.
Gazetari Edi Ruçi në një lidhje me MCN Live bëri me dije se shkak janë bërë erërat e forta dhe dallgët e detit që kanë ‘detyruar’ kapitenerinë e Vlorës të njoftojë pezullimin detar të anijeve të vogla.
Sa i përket gjirit fuqia e detit shkon nga 4-6 ballë, ndërsa lartësia e dallgëve shkon në 2.5 metra duke e bërë të pamundur lundrimin e mjeteve të vogla apo ato të peshkimit.
Për arsye sigurie kapitaneria ka pezulluar lundrimin detar, por lajm i mirë mbetet se tragetet vijojnë punën normalisht.
Sigurisht që moti i keq i ka trembur disi turistët dhe për shkak të këtij moti ka pasur një ulje të pronotimeve në të gjitha njësitë hoteliere.



