Rama sulmon Voltana Ademin nga Shkodra:  Bën luftë për interesat e veta dhe jo për qytetin

Rama sulmon Voltana Ademin nga Shkodra:  Bën luftë për interesat e veta dhe jo për qytetin

Sulmet për kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as nga shtëpia e saj, gjatë një takimi elektoral në këtë qytet.

Nga Shkodra, lideri i qeverisë tha se ajo bën luftë për interesat e veta dhe jo për qytetin.

Për Ramën, Voltana Ademi ka qenë pengesë për të bërë ndryshime në Shkodër, ndryshime të cilat kryeministri ka bindjen se do t’i sjellë ekipi i PS.

“Një turp që tregojnë simbolikisht një dallim të madh mes nesh dhe atyre ato duan ta mbajnë Shkodrën në këtë lloj gjendje pasi në këtë lloj gjendje mbretërojnë pa probleme. Komunizimi i kujt, i një politike të sëmurë që i thërret një imagjinate të sëmurë, komunizmi ka vdekur është varrosur nuk kthehet më dhe i vdekur mban peng vetëm një vend në Shqipëri Shkodrën, që janë gjoja ca ish-komunistja që e përdorin për të mbajtur peng gjithë miletin. Qeveria, bashkia, shteti është për çdo ditë nuk mundesh dot të votosh sikur shkon për të bërtitur në stadium ditën e dielë, dhe kur ja jep votën një idioti ti je peng i tij dhe Shkodra ka mbetur peng i idiotësie prej 30 vitesh me  idenë se po i reziston komunizmi që ka vdekur dhe që rrinë gjallë në formën e një fantazme në Shkodër. Kanë shpikur një luftë imagjinare dhe i mbajnë njerëzit të përçarë dhe vetë shohin interesat e tyre. Si prishte fare terezia asaj kryetares së bashkisë se çfarë ndodh në Shkodër me plehrat është qyteti më i pisët në Shqipëri. Kudo që shkon, sheh gjëra që ndryshojnë. Këtu është qytet që ka mbetur ora. Lufta që bëjnë këtu është për punë të tyre dhe jo për punë të Shkodrës sepse punët e veta i kanë në terezi. Edhe ne nuk kem arritur dot të japim një ofertë të pakundërshtueshme, besoj se këtë herë ne kemi sjellë këtu në Shkodër njerëzit e duhur për të bërë punën e duhur, i takon Shkodrës i do apo nuk i do.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy