Kokëdhima i përgjigjet Lusë: Ke shkelur etikën diplomatike

Kokëdhima i përgjigjet Lusë: Ke shkelur etikën diplomatike

Ish-deputeti Koço Kokëdhima ka dalë para mediave për t’i kthyer përgjigje ambasadorit amerikan, i cili dy ditë më parë e renditi atë në mesin e “politikanëve kriminelë dhe të korruptuar”. Ish-deputeti socialist, të cilit gjykata ia hoqi mandatin në fillim të këtij viti, tha se Lu ka nëpërkëmbur etikën diplomatike dhe është nxitur nga ata njerëz, të cilët goditën mandatin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

”Me deklaratën e tij, ambasadori Donald Lu nëpërkëmbi etikën diplomatike. E bëri pa prove, pa asnjë fakt. Gjithë jetën kam punuar në biznesin tim dhe mediat që kam drejtuar janë ndeshur me qeveritë e korruptuara. Kam paguar kostot e kësaj lufte. Kam qëndruar gjithmonë në anën e qytetarëve.

Pasuritë i kam bërë me biznes të ndershëm. Erdha në politikë i pasur për të punuar për vendin dhe për një karrierë të shëndetshme. Shumë nga qeveritarët e këtij tranzicioni hynë në politikë të varfër dhe u bënë milioner me korrupsion, vjedhje dhe duke tradhëtuar interesat e vendit. Kam qenë tribuna e luftës kundër korrupsionit në 20 vite

Deklaratat e ambasadorit janë të pavërteta. Janë të ndikuar nga ata njerëz që goditën mandatin tim në Gjykatën Kushtetuese dhe nga arsenali i jashtëzakonshëm i shpifjeve dhe intrigave të politikanëve të Tiranës që nxijnë njëri-tjetrin sa një ambasadë në ambasadën tjetër”, tha Kokëdhima.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy