Izolimi i juglindjes nga bllokimi i rrugës në Librazhd ka vështirësuar transportin e pacientëve nga spitali i Korçës drejt kryeqytetit. Koha e udhëtimit për ambulancat është dyfishuar, ndërsa stafi mjekësor përballet me sfida të rritura për t’u ofruar shërbime të specializuara pacientëve.



