Hakerimi/ Llabani: Autorët ende pa identifikuar, mbyllja e një adrese në Twitter zbuloi origjinën e sulmit (VIDEO)

Hakerimi/ Llabani: Autorët ende pa identifikuar, mbyllja e një adrese në Twitter zbuloi origjinën e sulmit (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani në studion e MCN Live ka komentuar lidhur me hetimet për hakërrimin e institucioneve për të cilën u shpreh se qëllimi i sulmit ka qenë shkatërrimi, vjedhje dhe shantazhi.

Ajo tha se deri tani hetimet kanë zbuluar vetëm vendin e origjinës, ndërsa theksoi se mbetet ende e vështirë pothuajse e pamundur për identifikimin e autorëve.

Sipas saj, e gjithë kjo ka nisur nga një adresë Tëitter e cila është mbyllur dhe rezultoi se i përkiste një shtetasi iranian.

Sulmet kibernetike 6 muaj më parë, prokuroria e ka nisur hetimin janë të gjitha sulmet që janë bërë të ditura nga ‘homletjustin’ janë pjesë e këtij hetimi do të flitet gjatë dhe tashmë sulmi i shtetit iranian ndaj sistemit online në Shqipëri kanë qenë me qëllim, shkatërrimin vjedhjen dhe shantazhin. Hetimi do të marrë një kohë të gjatë dhe flitet se me fondet shtetërore është ngritur AKSHI që ofron shërbime shtetërore online, ndërsa aty ku është futur virusi administrat.al janë ngritur me fonde të Bashkimit Evropian. Deri tani hetimi ka të bëjë me autorët sepse dihet se sulmi ndaj faqeve të AKSHI-t janë kryer nga shteti iranian, por personat se kush kanë qenë është ende e vështirë të shkohet te emrat konkretë, pra dihet origjina nga ku ka nisur ky sulm që është Irani dhe se deri tani janë vjedhur 2.7 GB.

Më tej ajo ka zbuluar se ka qenë një ndërhyrje në muajin korrik të vitit 2022 pas informacioneve që patëm dhe rënies së sistemit ku është shkuar dhe urdhëruar një veprim nga prokuroria pasi është mbyllur një adresë në twitter që mendohej se drejtohej nga shtetas iranian, dhe ka qenë pikërisht ky që ka zbuluar se hakersat duke bërë të mundur identifikimin e origjinës.

Gabimi ka qenë një fraksion sekonde sepse ka mjaftuar një veprim i thjeshtë që ka qenë mbyllja e një adrese twiiter dhe kjo zbuloi se pas hakerimit fshihej Irani. Prokuroria është drejtuar drejt një fakti se ku janë hedhur fondet e BE në mbrojtje të sistemit administrata.al. Persona janë shumë pak të marrë në pyetje, por duke qenë se kemi të bëjmë me fonde të ardhura nga BE, prokurorët kanë qenë pak më shumë diskret. IT kanë qenë të parët që janë marrë në pyetje, paratë janë fonde të BE. hetimet po kryhen me atw se cafrë është bërë me këto para. Në rastin e AKSHIt sipas hetimeve rezulton se sistemi ka funksionuar, ndërsa administrata.al që ka qenë dera e hapur për iranianët për rrëzimin e sistemit ku po hetohet se ku kanë shkuar këto fonde.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy