Presidenti pas takimit me ambasadorët e BE: I sigurova se do të dekretoj “5 qershorin”

Presidenti pas takimit me ambasadorët e BE: I sigurova se do të dekretoj “5 qershorin”

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi i sotëm me Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

Meta në reagimin e tij thekson se në këtë takim i ka siguruar ambasadorët se do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Ndër të tjera ai thekson rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

Postimi i Metës

Kënaqësi të prisja sot Ambasadorët e Delegacionit të BE, të vendeve anëtare dhe të Mbretërisë së Bashkuar të aktedituar në Tiranë.

I sigurova se do të dekretoj menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor në respekt të Marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit.

Theksova rëndësinë e vazhdimit të punës së Këshillit Politik vetëm në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

I njoha me pozicionin tim të qartë se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

09:50h- Presidenti Meta mbledh ambasadorët e BE-së në Presidencë

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim në Presidencë me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Shqipëri.

Pjesëmarrës në këtë takim janë Ambasadori i Francës, ai i Spanjës, Ambasadori i Italisë dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe.

Takimi ka nisur rreth orës 09:00 në Presidencë, ndërsa tema kryesore e diskutimit mësohet të jetë nisma e opozitës parlamentare mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe koalicionet.

Ambasadorët e vendeve të BE dhe Ambasadorja e SHBA në Tiranë përshëndetën votimin e marrëveshjes në Kuvend dhe thanë se ajo i hap rrugë anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Më 30 qershor pritet që mazhoranca të miratojë ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy