Shkrirja e gjykatave në rrethe/ Kola: Vendim i panevojshëm i tipit “e polli mali”, kosto financiare do të rëndojë mbi qytetarët (VIDEO) 

Shkrirja e gjykatave në rrethe/ Kola: Vendim i panevojshëm i tipit “e polli mali”, kosto financiare do të rëndojë mbi qytetarët (VIDEO) 

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të mbyllen më datën 1 shkurt. Të gjitha dosjet penale e civile aktualisht po transferohen në Apelin e Tiranës. Ndërsa nëpër rrethe do të mbeten vetëm zyrat për depozitimin e ankesave.

Lidhur me këtë avokatja Margarita Kola, u shpreh në “MCN live”, se vendimi ishte i panevojshëm dhe lindi pa asnjë nevojë të konkluduar, i tipit “e polli mali”.

Sipas saj, në fund të ditës koston financiare do të rëndojnë mbi vet qytetarët.

Në bazë të vendimit që u mor mbi hartën gjyqësore, ka qenë farë i pastudiuar, ka dale si një ide që “e polli mali”.

Së pari njëherë nuk e dimë se si lindi nevoja, sepse që të bëhet një ndryshim si fillim duhet të lindi nevoja për të bërë një ndryshim të tillë për një juridiksion të përgjithshëm të apelit dhe të ikin gjykatat e rretheve, kur në fakt nuk ndodhi asnjë gjë, që të na çonte në konkluzionin që ne kemi nevojë për të bërë një ndryshim të tillë.

Është e padiskutueshëm që të gjitha grupet e interesit e kanë formuluar që kush paguan, në fund të kësaj dite nuk janë as avokatët as gjyqtarët, as prokurorët, por janë vet qytetarët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy