Monopoli i karburantit në Fier

Monopoli i karburantit në Fier

Bashkia Fieri ka zhvilluar tenderin me objekt “Blerje karburanti”, ndarë në 2 lote, me fond limit total 943.5 milionë lekë dhe vlerë kontrate 937.8 milionë lekë, fituar nga shoqëria A G A – 1 shpk, si operator i vetëm në garë pra pa garë dhe në kufij 99.5% të fondit limit.
 I njëti tender është prokuruar ndër vite si më poshtë dhe është fituar në kufij 99% - 100% të fondit limit, si operator i vetëm në garë:

2018 vlera e fondit limit - 612 milionë lekë 
2019 vlera e fondit limit - 831 milionë lekë
2020 vlera e fondit limit - 993 milionë lekë
2021 / 2022 - 1.86 miliardë lekë 
2023 vlera e fondit limit - 879 milionë lekë
2024 vlera e fondit limit - 943.6 milionë lekë

Pra ky fakt tregon monopolin e krijuar nga kjo shoqërinë në Qarkun e Fierit.

Nëse tenderat e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara dhe ato me vlera miliardëshe për blerje karburanti fitohen nga shoqëria Kastrati, pa garë dhe në kufij të fondit limit, nëpërmjet të njëjtës skeme përfitojnë tendera në fushën e karburanteve edhe shoqëri lokale, të cilat janë shndëruar në monopolistë në qarqe të caktuara. E tillë është edhe shoqëria A G A – 1 shpk, e cila përfiton tendera nga Bashkia Fier, Bashkia Roskovec, Albcontrol sha, Ujësjellsës Kanalizime dhe ish-Komuna, si i vetëm në garë pra pa garë, në kufij sa 99%-100% të vlerës së fondit limit dhe vlera shumë të larta.
 Për periudhën 2010 - 2024, kjo shoqëri ka përfituar nga institucionet e mësipërme, një total prej 106 procedura prokurimi, me fond limit 21.8 miliardë lekë dhe vlerë kontrate 21.5 miliardë lekë.

Nga 106 procedura, 36% e procedurave e cila përbën 55% e vlerës së përfituar ose 12 miliardë lekë, pra mbi gjysmën e vlerës total, e ka përfituar si operator i vetëm në garë pra pa garë dhe në kufij 99% - 100% të fondit limit. 
Këto fakte dëshmojnë se skema e përfitimit të tenderave miliardëshe nga institucione qendrore në situatë gati monopol është e shtrirë edhe në nivel lokal, nëpërmjet monopoleve lokale, ku në qarkun Fier ka si përfitues shoqërinë A G A – 1 shpk.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy