Xhaçka: Kush është larg pikës doganore të kthehet mbrapa, nuk kemi garanci nga pala greke për zgjatjen e orarit

Xhaçka: Kush është larg pikës doganore të kthehet mbrapa, nuk kemi garanci nga pala greke për zgjatjen e orarit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u ka bërë thirrje shqiptarëve të kthehen mbrapsh. Ajo ka bërë me dije, se nuk kanë garanci nga pala greke për shtyrjen e orarit. Sipas saj, kjo është një vendimmarrje e shtetit grek.

 Xhaçka u shpreh se ditën e sotme deri në këtë moment kanë hyrë në Greqi 2300 persona.

Ajo ka shpjeguar metodologjinë e përdorur nga pala greke, e cila fut grupe me nga 30 makina për të mos krijuar grumbullime.

“Sepse e tillë është metodologjia. Fusin 30 makina, për të menaxhuar dhe për të mos grumbulluar njerëzit. Jemi në një kohë të pazakontë dhe nuk duhet të huiqemi sikur këto masa nuk ekzistojnë” u shpreh Xhaçka.

Përsa i përket zhgënjimit të shqiptarëve për mbylljen e doganës pas orës 22:00, ministrja tha se është një vendimmarrje e palës greke. Më tej ajo shtoi, se nuk kanë marrë garanci nga pala greke për shtyrjen e orarit të punës.

“Ka pasur një bisedim intensiv, por nuk është në dorën tonë. Vendimmarrja nuk i takon vetëm të dy shteteve, por është politika e tyre e menaxhimit të pandemisë. Edhe ata duan më shumë njerëz, por kjo është mënyra sesi kanë zgjedhur ta menaxhojnë. Vazhdojmë komunikojmë për të shtyrë orarin, sot nuk e kemi këtë gartanci, këtu kanë kaluar 70 automjete, ndërsa 2000 të tjera janë në radhë. Deri nesër kur të aplikohet regjimi i ri është e pamundur të kalojnë kaq shumë makina”, vijoi Xhaçka.

Njëkohësisht ajo u bëri thirrje shqiptarëve që të kthehen mbrapsh, pasi e kanë të pamundur të kalojnë të gjithë.

"Prandaj kemi njoftuar qytetarët që të ushtrojnë arsye, se një pjesë e madhe nuk do të arrijnë të kalojnë kufirin, dhe do ishte e udhës që të ktheheshin në shtëpi, dhe t'i nënshtrohen rregullave të reja. Kjo nuk është një situatë e zakonshme, nuk na e merrte mendja që do jetonim në një situatë të tillë ku e gjithë bota është paralizuar nga COVID dhe nuk duhet të sillemi sikur kjo nuk ekziston. E mirëkuptoj dhe pa diskutim në aspektin njerëzor jam e keqardhur për ata njerëz që kanë punë urgjente dhe tani kanë të drejtë me ngut për t'u kthyer, se bëhet fjalë për ata që kanë mundësi të udhëtojnë.

Nga ata që udhëtojnë janë 80% rezident, të tjerë nënshtetësi greke, që nuk bëhet fjalë për udhëtim turistik dhe ky korridor është i hapur vetëm për këtë kategori, që do të thotë nuk ka tendencë për t'i lënë njerëzit në radhe dhe pastaj për shumë shqiptar që janë rezident, që punojnë e jetojnë, paguajnë taksa dhe kontributor. Nuk ka tendencë, ne po informojmë njerëzit, që po njoftojnë njerëzit për ritmet e hyrjes, që të bëjnë llogaritë e tyre që nuk e kalojnë kufirin dot sot. Deri sa të mbyllet pika, shpresojmë që ky orar të shtyhet dhe ka predispozitë pozitive për të rritur kapacitet njerëzor, qoftë për mjekëve dhe për të shtuar sportele, por edhe kjo ka vështirësitë e veta, pavarësisht dashamirësish për ta ofruar.Shpresojmë që orari të shtyhet.

Të gjithë po humbasim pak nga e përditshmja jonë në këto kohë. Kjo kategori udhëtarësh e kanë pasur mundësinë të lëvizin, kanë ardhur këtu për arsye të tyre, dhe për faktin se kanë lëvizur në kohë të paqarta kanë të detyruar t'u nënshtrohet këtyre masave. Nuk është vetëm Greqia, i ka vendosur Anglia e Francën, nuk protestuam kur Itali mbylli kufijtë, as kur i mbyllëm ne, sepse kjo ishte mënyra jonë për të mbrojtur qytetarët. Këto masa do i respektojmë. Maksimumi është që ritmet të jenë më të shpejta, por kjo nuk do e zgjidh problemin", tha Xhaçka.

Përsa i përket mundësisë për testime nga pala shqiptare, ministrja tha se është diskutuar, por kjo metodë nuk është efektive, pasi qytetarët do t’i nënshtrohen sërish tamponimit nga pala greke.

“Patjetër që është parë, por nuk pranohet nga autoritetet, greke sepse tamponët që bëhen këtu nuk do të ishin efektivë dhe sërish qytetarët do të duhet t’i nënështroheshin izolomit. Edhe alplikimi i tamponit ka gabueshmërinë e vetë”, përfundoi Xhaçka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy